Bayern Munchen vuajti jo pak për të mposhtur Paderbornin e vendit të fundit. Skuadra e Klaus Gjasulës (luajti gjatë gjithë takimit dhe u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë) u tregua sërish një kockë e fortë përballë emrave “big”, por nuk ia doli të merrte pikë.
Robert Lewandovski ishte heroi i bavarezëve me golin e shënuar dy minuta përpara fundit të ndeshjes (polaku realizoi një dygolësh). Serge Gnabry vazhdon të konfirmohet si goleador dhe zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të. 24-vjeçari lëvizi bukur në zonën mike dhe kaloi kampionët në avantazh me një diagonale të saktë.
Paderborn përfitoi nga një gafe e Manuel Neuer barazoi shifrat një minutë përpara mbylljes së pjesës së parë. Kapiteni nuk i bëri mirë llogaritë në dalje dhe sulmuesi Srbeny nuk fali. Robert Lewandovski kaloi sërish vendasit në avantazh në minutën e 70-të. Gnabry dhuroi një asist të bukur dhe bomberi polak dërgoi topin në rrjetë.
Vuajtjet e Bayernit nuk kishin mbaruar dhe pesë minuta më pas Paderborn goditi sërish. Kundërsulm i miqve dhe Michel, i cili ishte futur në fushë në pjesën e dytë, barazoi ndeshjen. Bayern nuk mund të linte pikë dhe u hodh i gjithi në sulm.
Gnabry dhuroi një tjetër asist nga krahu i majtë dhe polaku realizoi golin e fitores. Rrjeta e 25-të e Levës në Bundesligë dhe tre pikë të rëndësishme për skuadrën e Flick, që ka dërguar në katër pikë diferencën me Leipzig, ndërsa Paderborn mbetet në vend të fundit me 16 pikë. /abcnews.al
Bayern Munchen – Paderborn 3-2
(Gnabry 25′, Lewandovski 70′, 88′ / Srbeny 44′, Michel 75′)