A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme? Flet raportuesja për Shqipërinë në PE

schedule14:14 - 21 Shkurt, 2020

schedule 14:14 - 21 Shkurt, 2020

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabelle Santos në një konferencë për mediat ndërsa u pyet nga gazetarët për krizën politike në Shqipëri tha se nuk është detyra e saj të komentojë çështjet e brendshme politike. Santos tha se është detyrë e aktorëve politikë ti japin zgjidhje krizës sa më shpejt.

Prej një viti opozita ka dalë nga Paralmenti, ndërsa Presidenti ka akuzuar mazhorancën për “grusht shteti. Sa do të ndikojë kriza për negociatat?

“Gjatë kësaj vizite do të përpiqem të mos komentoj çështjet e brendshme të politikës. Ky nuk është momenti për të qenë të ndarë. Kjo është thirrja ime për aktorët politikë. Kjo është përgjegjësi e të gjihëve. Askush nuk mund të thotë se është përgjegjësi e BE. Apeli im është të jeni të bashkuar për të arritur këtë objektiv. Të gjitha forcat politike duhet të bëjnë dialog sepse është shumë e rëndësishme që të ecet para.  97% e qytetarëve të Shqipërisë duan të jenë pjesë e BE. Poliikanët duhet të kuptojnë se cilat janë interesat e qytetarëve. Dialog dhe të qenit të bashkuar, ky është apeli im”, tha Santos.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme. A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme për ti hapur rrugën e Shqipërisë në BE?

“Ky vendim duhet marrë nga aktorët politik, thirrja ime është për reformën zgjedhore. Për zgjedhjet nuk jam unë ajo që do të ndërhyjë me vendimet që do të merren në Shqipëri”, tha Santos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!