Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca reagoi pasi Xhamajka mohoi se ka njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si kishte lajmëruar mbrëmjen e së enjtes, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Në profilin e tij në “Facebook”, Konjufca thekson se lajmin e ka marrë përmes postës elektronike nga ambasadorja Citaku, në një kohë që është në kontakt të vazhdueshëm më ambasadën në SHBA për të sqaruar atë që ka ndodhur.
Konjufca paralajmëroi se në rolin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.
Lexo edhe http://abcnews.al/xhamajka-pergenjeshtron-thacin-nuk-e-kemi-njohur-kosoven/
/abcnews.al