Microsoft do të investojë 1.1 miliard dollar në Meksikë për 5 vitet e ardhshme

schedule11:35 - 21 Shkurt, 2020

schedule 11:35 - 21 Shkurt, 2020

Microsoft  bëri të ditur se gjatë pesë viteve të ardhshme do të investojë 1.1 miliard dollar në zhvillimin e programit të trajnimit dhe rritjen e qasjes tek shërbimet “Cloud Computing“.

Kompania theksoi se paratë do të shfrytëzohen për vendosjen e qendrës rajonale të të dhënave, si pjesë e programit të  Microsoft shkruan EN24

Ai përfshin ndërtimin e tre laboratorëve me teknologjitë më të fundit për të ofruar shërbime dhe teknologji përmes kulturës dixhitale.

Këto laboratorë do të promovojnë një “program arsimor” për studentët e rinj në universitet, tha Cernuda.

Cernuda shtoi se një Këshill këshillues do të krijohet së bashku me Këshillin e Biznesit Meksikan (CMN) me qëllim “shkëmbimin e përvojave për të përmbushur nevojat e popullatës dhe tregut” të vendit.

Ata shtuan se një pjesë e parave do të përdoren për ndihmë ndaj specieve në zhdukje.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, tha se investimi tregon besimin e investitorëve në Meksikë pas ratifikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!