“Messi është bastard, më shumë lodhet në tribunë se në fushën e lojës”

schedule10:40 - 21 Shkurt, 2020

schedule 10:40 - 21 Shkurt, 2020

Trajneri i Eibar, Jose Mendilibar, është në qendër të vëmendjes së mediave iberike, për shkak të deklaratës së tij më të fundit. Mendilibar foli për Lionel Messin, duke e quajtur këtë të fundit një bastard.

“Nuk mendoj se Messi pushon ndonjëherë. Ai është një bastard, pushon kur është në fushën e lojës. E di kur duhet të vrapojë e kur jo, është një gjeni. Nëse ai do të merrte një ditë pushim, do të lodhej më shumë në tribunë se në fushën e lojës, jam i bindur për këtë gjë”, tha Mendilibar.

Barcelona zbret në fushën e lojës nesër, në takimin kundër Eibar në orën 16:00. Sfida luhet në Camp Nou dhe katalanasit luajnë sërish në mesjavë për Champions League. Megjithatë, trajneri i Eibar është i bindur se Messi do të luajë dhe nuk do të lihet pushim nga Setien./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!