Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, po merr vëmendje të madhe në internet, pas festës së tij të mbrëmshme në fitoren 3-2 ndaj Braga. Ekipi i tij po mposhtej me rezultatin 0-2 pas 60 minutave të para, por në 30 minutat e mbetura, arritën të shënonin tre herë dhe të merrnin një fitore në shtëpinë e tyre.
Festa e Gerrard pas golit të tretë, të shënuar nga Hagi në minutën e 82-të, ishte e çmendur dhe po ashtu edhe atmosfera në “Ibrox Stadium”. Rangers po i befason të gjithë këtë sezon në Europa League dhe blutë skocezë, morën një tjetër fitore përballë një rivali të vështirë.
Edhe pse rezultati 3-2 favorizon Bragan në ndeshjen e kthimit, Gerrard bëri detyrën në shtëpi, duke ndihmuar ekipin e tij të përmbysë rezultatin. Një trajner me të ardhme të madhe…/abcnews.al
59’—Rangers 0-2 Braga
82’—Rangers 3-2 BragaSteven Gerrard: pic.twitter.com/hDn0mOJd5E
— B/R Football (@brfootball) February 20, 2020