Fati i Saimir Tahirit do të vendoset nga 3 gra, shorti përzgjedh gjyqtaret

schedule15:20 - 20 Shkurt, 2020

schedule 15:20 - 20 Shkurt, 2020

Beteja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtësine, e nisur që në 2017, vijon në shkallën e dytë.

5 muaj pasi ish-gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Tahirin me 3 vite shërbim provë për shpërdorim detyre, Gjykata e Posaçme e Apelit përcakton me short 3 gjyqtare gra që do të kenë në dorë fatin e ish-ministrit të Brendshem dhe  sh-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela.

Albana Boksi do të jetë kryesuese seance, ndërsa Nertina Kosovën dhe Nure Drenin do të jenë antare të trupës gjykuese.

Togat e zeza të ish-Gjykatës se Shkallës se Parë për Krime të Rënda e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 5 vite burg.

Për  shkak të gjykimit të shkurtuar atij iu ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënua me 3 vite shërbim prove.

Organi i akuzës  kishte kerkuar denimin e ish- ministrit të Mrendshem me 12 vite burg. Prokuroria e akuzonte Saimir Tahirin për përfshirjen në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, akuza të cilat u rrëzuan nga Gjykata.

Ish-prokuroria e krimeve të rënda e akuzonte Ish-ministrin Tahiri për 3 vepra penale: “Trafikimi i lëndëve narkotikëve në bashkëpunim”,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion i zyrtareve te larte”.

Por gjykata bëri klasifikim të akuzave, për arsye se nuk provoi përtej çdo dyshimi të arsyeshme dhe e dënoi  ish- ministrin vetem për shpërdorim detyre.

Sipas argumentimit të gjykatës, në kohën kur mbante detyrën e ministrit, Tahiri nuk ka punuar sa duhet për të parandaluar trafikimin e drogës. Pas shpalljes së vendimit Ish-Ministri e quajti vendimin e gjykatës qesharak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!