73-vjeçarja s’po përballon dot dimrin në çadër: Edi Ramës i dërgoj këtë mesazh

schedule13:32 - 20 Shkurt, 2020

schedule 13:32 - 20 Shkurt, 2020

Edi Ramës ia dërgoj këtë mesazh, i lutem shumë që të bëjë më të mirën për ne fukarenjtë. Të na sjellë një kontinier

Gjyshe Xhuma Hoxha nga qyteti i Krujës nuk mund të jetojë me në çadër. 73 vjeçarja thotë nuk po përballon dot të ftohtin ndaj dhe vendosi t’i kërkojë ndihmë kryeministit Rama.

Banesa e familjes Hoxha është dëmtuar totalisht nga tërmeti. Dhe vendorët i kanë sjellë këtë çadër ku prej më shumë se dy muaj janë të strehuar 6 persona.

“Kemi 3 muaj në çadër ne “

Xhume Hoxha në rininë e saj ka punuar në ish-ndërmarrjen Artistike në Krujë, dhe pensioni si saj nuk i del as për ilaçe. Me pagat minimale të dy vajzave dhe nuses së djalit kjo familje vetëm mund të ushqehet dhe nuk ka mundësi finaciare të jetojnë në banesë me qira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!