Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, mund të largohet nga Parisi. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë agjenti i mbrojtësit, i cili ka paralajmëruar klubin francez.
“Nëse nuk do të kemi një rinovim kontratë, atëherë Thiago do të largohet. Ai ende ka raporte shumë të mira me Milanin dhe çdo mundësi është e mundur. Mos u habisni nëse e shikoni sërish me fanellën e kuqezinjve”, deklaron agjenti i brazilianit për “Tuttomercato.web”.
35-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në. Ai është transferuar në Paris në vitin 2012, pikërisht nga Milani. Për klubin italian Silva luajti për tre vite, ku fitoi dhe titullin kampion të Seria A. /abcnews.al
Agente #ThiagoSilva a Tmw: “Con il #Milan Thiago ha un grande rapporto da sempre. E se non rinnovassimo con il PSG, tutto sarebbe possibile”.
Cosa pensate del possibile ritorno in rossonero del difensore?
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) February 20, 2020