Presidenti Ilir Meta shpalli ditën e djeshme një protestë në 2 mars për të rrëzuar sipas tij grushtin e shtetit që po bëhet nga maxhoranca përmes marrjes së Gjykatës Kushtetuese.
Meta paralajmëroi maxhorancën se do ta shihte forcën e Presidentit në shesh duke kërkuar pjesëmarrje masive në të. Kjo është hera e dytë që Meta thërret një protestë, pas asaj të 8 dhjetorit, e cila u anulua për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Por cili është qendrimi i qytetarëve ndaj kësaj proteste? A mendojnë të marrin pjesë apo jo?
Abcnews.al po zhvillon një sondazh në faqen e Facebook-ut duke shtruar pyetjen: “A do të merrni pjesë në protestën e thirrur nga Presidenti Meta në 2 mars?”.
Deri më tani, në këtë sondazh kanë marrë pjesë 4 600 përdorues të rrjetit social, ku 52 për qind e tyre e shohin protestën pozitivisht dhe kanë konfirmuar se do të marrin pjesë, kurse 48 për qind janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në protestë.
Sondazhi do të vijojë për një javë dhe ftohen të gjithë të marrin pjesë!
KËTU mund të shkoni tek sondazhi.