2 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të cilët 9 në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti masiv ku u përfshinë rreth 200 automjete.
Aksidenti ndodhi në periferi të Montrealit.
Rreth 75 automjete u larguan nga vendngjarja, ndërsa mbi 50 të tjera të dëmtuara lehtë kanë vazhduar rrugën. Në aksident u përfshi dhe një autobus shkolle, një kamion cisternë me material të djegshëm dhe mjetet të tjera.
Sipas ministrisë së transportit aksidenti është shkaktuar si pasojë e kushtebe atmosferike dhe erës së fortë të shoqëruar me reshje dëbore që kanë vështirësuar pamjen e shoferëve. /abcnews.al