Komisioni i Disiplinës ka marrë vendime të shumta në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar në fundjavën e kaluar. Dy lojtarët e Tërbunit, Rigers Dushku dhe Serdar Zagani, janë pezulluar me nga katër ndeshje për shkak të ofendimeve ndaj zyrtarit të ndeshjes me Veleçikun.
Tetë javë pushim do të qëndrojë edhe Kastriot Rama, zyrtari i klubit të Burrelit, teksa Korabi e ka pësuar nga sjellja e gabuar e tifozëve. Klubi dibran është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra, gjobë që do të aplikohet në masën 50%.
Tetë javë është dënuar edhe Djidjiwa, sulmuesi i Erzenit për goditje me bërryl ndaj kundërshtarit, teksa Pogradecit do i duhet të luajë katër ndeshjet e ardhshme në shtëpi pa mbështetjen e tifozëve.
VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
Lojtari i KF Tërbuni, Rigers Dushku, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollisti.
Lojtari i FK Tërbuni, Serdar Zagani, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
KF Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.
Lojtari i KF Erzeni, Djidjiwa Enock Moustapha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me bërryl në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
Zyrtari i KF Lushnja, Dritan Cuko për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a) dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim te Nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.
Lojtari i KF Pogradeci, Emiljano Hidri për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i KF Lushnja, Ergys Alushi për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
Zyrtari i FK Skrapari, Antonio Dosti për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b) gjoba të zbatohet në masën 20%.
Lojtari i KF Përmeti, Fatjon Qamo për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Brikeno Bizi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a ë KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Memaliaj, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Kristi Dhima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
Rrëzimin e kërkesës së FK Partizani U-19, për lojtarët Holgert Xhameta, Klei Çarçani, Semi Bici, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
Refuzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Anxhelo Duka.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Erzeni, Arjan Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Skrapari, Oltion Guri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
Rrëzimin e kërkesës së KF Egnatia, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës. /abcnews.al