Vazhdon telenovela Rangnick: Në Francë zbulojnë akordin, Elliot e mohon

schedule17:27 - 19 Shkurt, 2020

schedule 17:27 - 19 Shkurt, 2020

Mediat e ndryshme insistojnë në faktin që Milani ka zgjedhur Ralf Rangnick. L’Equipe shkon edhe më tej, teksa raporton se kuqezinjtë kanë firmosur një kontratë me gjermanin e njohur, i cili do të mbajë rolin e trajnerit-menaxher te klubi i famshëm italian.

Në kontratë është përcaktuar edhe një klauzolë penaliteti nëse Milani vendos të tërhiqet pas. Në Francë janë të sigurt për akordin, edhe pse Maldini dhe Boban mohuan çdo marrëveshje me Rangnick.

Gjithsesi, Calciomercato raporton se burime pranë fondit Elliot, presidencës së kuqezinjve, mohojnë mundësinë e uljes së gjermanit në pankinën e Milanit në fund të këtij sezoni. Tifozët mbeten të paqartë për të ardhmen, por vera do të zbulojë ndryshimet e mundshme te “Djalli”. /abcnews.al

 

Ralf Rangnick