Kryevepra e Atalantës, Pasalic zbulon momentin e kthesës kundër City-t

schedule16:56 - 19 Shkurt, 2020

schedule 16:56 - 19 Shkurt, 2020

Atalanta është gati për ndeshjen më të rëndësishme në histori. Klubi italian po zhvillon një sezon fantastik dhe ia doli të kalonte fazën e grupeve në të parën herë që u kualifikua në Champions League.

Skuadra bergamaske e nisi keq, humbi tre ndeshjet e para ndaj Dinamo Zagreb, Shakhtar Donetsk dhe Manchester City. Kthesa nisi në duelin e “San Siros” përballë djemve të Guardiolës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të anglezëve, por në pushim ndodhi diçka.

Mario Pasalic e zbulon në një prononcim për Dalmatinski Portal. Pjesa e dytë nisi mirë për vendasit dhe kroatit i mjaftuan katër minuta për të barazuar ndeshjen. Më pas u fituan dy ndeshjet e mbetura dhe Atalanta siguroi një kualifikim drithërues.

Pas humbjeve në tre ndeshjet e para askush nuk besonte te kualifikimi ynë. Në pushimin e ndeshjes me Manchester City u ndaluam dhe pamë njëri-tjetrin në sy. Diçka e tillë na qetësoi, u kthyem në fushë më agresivë dhe gjetëm menjëherë golin“, deklaron Mario Pasalic. /abcnews.al