Erling Haaland nuk po ndalet dhe vazhdon të mrekullojë me paraqitjet dhe golat e shënuar. 19-vjeçari norvegjez shënoi dy herë përballë PSG mbrëmjen e kaluar dhe i dhuroi fitoren Dortmundit në sfidën e parë ndaj PSG-së në Champions League.
Shifrat e bomberit viking janë të jashtëzakonshme, teksa një mik i familjes së tij ka zbuluar një sekret në lidhje me “gjigantin” e sulmit. Erling ka lindur në Leeds në vitin 2000. Babai i tij, edhe ai sulmues, aktivizohej me klubin anglez (1997-2000).
“Haaland? Çfarë mund të prisni nga dikush, i cili është ngjizur në dhomat e zhveshjes?“, deklaron Jan Ange Fjortoft, aktualisht komentator në një televizor në Norvegji. /abcnews.al