Ligji për betimin, Meta ashpërson tonet: Dele deputetët kanë përdhunuar Kushtetutën!

schedule13:12 - 19 Shkurt, 2020

schedule 13:12 - 19 Shkurt, 2020

Presidenti Ilir Meta pasi paralajmëroi dje shpërndarjen e parlamentit, sot iu drejtua deputetëve me fjalë të ashpra dhe fyese. I gjithë reagimi vjen pas miratimit të ligjit të betimit, ku Metës iu hoq kjo e drejtë për anëtarët e Gj.Kushtetuese.

Në një konferencë për shtyp Meta tha se parlamenti është shprehur se Shkolla e Magjistraturës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit ishin shprehur kundër këtyre ndryshime ligjore, por parlamenti nuk i mori parasysh. “Gjysmë parlamenti i dele depuetëve gënjen dhe mashtron. Dele deputetët dhunojnë dhe përdhunojnë kushtetutën e vendit”, deklaroi ai.

Pjesë nga fjala e Metës:

Kemi një përgenjeshtrim tjetër të gjysmëparlamentin e deputeteve dele që dhunojnë kushtetutën shqiptare. Kemi gjithashtu dokumentin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerësn se procesi i betimit para Presidentit nuk mund të bëhet në ndonjë vend tjetër. Personi që betohet para Presidentit të Republikës dhe sic dihet që atributet që Kushtetuta i ka atribuar një organi nuk mund të delegohen te një tjetër, pasi Kustetuta është në zbatim të ligjit jo përdhunimit sic bëjnë gjysmëparlamenti dhe deputetët dele. Akti i betimit nuk mund të jetë formal, duhet të kemi konsideratë pasi Presidenti refuzon të organizojë ceremoni betimi pasi i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Vetë Gjykata Kushtetute sipas Komitetit të Heklsinkut ka theksuar rolin e rëndësishëm të presidentit, në balancimin e pushteteve, ndërhyrje në rast krizash etj.