Dëmtimet e Luis Suarez dhe Ousmane Dembele detyruan Barcelonën të kërkonte një sulmues në merkaton e janarit. Koha nuk ishte e madhe për të vepruar dhe drejtuesit e klubit katalanas u tërhoqën nga Dries Mertens.
Club de la Mitjanit zbulon prapaskenën dhe thekson se Barcelona ndoqi disa ndeshje të belgut të Napolit, por paraqitjet e 32-vjeçarit nuk i bindën spanjollët. Drejtuesit e klubit ndryshuan objektiv dhe vendosën të siguronin shërbimet e Martin Braithwaite.
Danezi ishte pjesë e Leganes së fundi dhe tani ka shansin e jetës për të qenë pjesë e Barcelonës. 28-vjeçari është aktivizuar gjatë karrierës së tij edhe me skuadra si Bordeaux, Toulouse dhe Middlesbrough, teksa numëron 7 gola të shënuar me kombëtaren vikinge. /abcnews.al