Dy supersfidat e Champions League, njihuni me formacionet zyrtare

schedule20:02 - 18 Shkurt, 2020

schedule 20:02 - 18 Shkurt, 2020

Janë publikuar formacionet e dy sfidave të Champions League. Atletico pret kampionët në fuqi të Champions League, ndërsa PSG udhëton drejt Dortmundit, aty ku do të ketë përballë Borussian e Lucien Favre.

Të katër trajnerët kanë zgjedhur formacionet e tyre titullare. Simeone vazhdon me skemën 4-4-2, me Correan dhe Moratan në sulm. Koke luan në krah të mesfushës, ndërsa Thomas e Saul në qendër.

Liverpool rreshtohet me skemën e përhershme, 4-3-3, me sulmin e frikshëm Mane, Firmino e Salah.

Borussia Dortmund luan kundër PSG-së me pesë mbrojtës. Zagadou, Hummels dhe Piszczek në qendër të mbrojtjes, ndërsa Hakimi dhe Guerrero nga krahët. Haaland e nis titullar.

Thomas Tuchel lë në stol Icardin për këtë sfidë, edhe pse argjentinasi po kalon një sezon të mirë. Mbappe, Neymar dhe Di Maria rreshtohen në sulm./abcnews.al

Atletico – Liverpool  (21:00)

Atletico: Oblak, Vrsjalko, Savic, Felipe, Lodi, Saul, Koke, Thomas, Lemar, Correa, Morata.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Gomez, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Firmino, Mane.

Dortmund – PSG  (21:00)

Dortmund: Burki, Zagadou, Hummels, Piszczek, Hakimi, Guerreiro, Sancho, Can, Witsel, Hazard, Haaland.
PSG: Navas, Meunier, Thiago Silva, Kimpembe, Marquinhos, Gueye, Verratti, Neymar, Di Maria, Mbappe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!