Presidenti i ri i Kroacisë bën betimin: Secilit duhet t’i jepet mundësia të jetojë me dinjitet

schedule19:05 - 18 Shkurt, 2020

schedule 19:05 - 18 Shkurt, 2020

Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Milanoviç, mori të martën detyrën nga paraardhësja e tij, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe bëri betimin duke u zotuar se do t’iu shërbejë qytetarëve kroatë “me ndërgjegje dhe përgjegjësi”. Milanoviç tha se republika e Kroacisë ka nevojë për çdo njeri dhe secilit duhet t’i jepet mundësia të jetojë me dinjitet dhe paqe nga puna e tij.

Presidenti i ri theksoi se nuk e ka ndërmend “të jetë një faktor korrigjues, por një faktor konstruktiv”. Ai nënvizoi se do të jetë i përkushtuar, transparent, i qëndrueshëm ndërsa në politikën e jashtme, do të përqendrohem në pikat që mund të ofrojnë siguri dhe përparim. Zoran Milanoviç fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve të 5 janarit duke mundur paraardhësen Kolinda Grabar Kitaroviç.

Megjithëse posti i presidentit konsiderohetceremonial në Kroaci, analistët besojnë se humbja e Kolinda Grabar Kitaroviç mund të shkaktojë probleme për kryeministrin e partisë HDZ, Andrej Plenkoviç, në zgjedhjet e ardhshme./abcnews.al