Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë për mediat serbe se një fuqi e madhe evropiane e kishte këshilluar Kosovën të vendoste taksën ndaj mallrave serbe për ta bërë Serbinë që të largohej nga dialogu. Presidenti serb ka konfirmuar se ideja e korrigjimit të kufijve ka qenë temë diskutimi në dialogun me të cilin edhe Serbia do të fitonte diçka.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se një fuqi e madhe evropiane ka kërkuar që Kosova të vendosë taksë ndaj mallrave serbe për ta bërë Serbinë që të lërë dialogun. Vuçiç ka thënë se dialogu në atë periudhë po shkonte drejt një zgjidhjeje kompromisi, raportojnë mediat serbe.
“Kjo është bërë me qëllim që Serbia të thotë se do të dalë nga dialogu dhe të shkatërrohet çdo lloj plani që Serbia të fitojë diçka”, deklaroi Vuçic.
Presidenti serb ka konfirmuar se ideja e korrigjimit të kufijve ka qenë temë diskutimi në dialogun me të cilin edhe Serbia do të fitonte diçka.
“Unë nuk e kam ditur këtë menjëherë, tani i di të gjitha. Bëhet fjalë për një fuqi të madhe dhe shtet me ndikim”, u shpreh ai.
Ndërkohë, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar se i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, u ka dhënë mesazhin se nga Prishtina pritet heqja e pakushtëzuar e taksës dhe administrata e presidentit Trump nuk do ta mbështesë Kosovën në vendimin që ta zëvëndësojë heqjen e taksës me ndonjë barrierë tjetër, përfshi edhe kërkesën për reciprocitet. “Siç thonë ata, në kushte të tilla, ndikimi amerikan në rajon nuk do të ketë efektin e dëshiruar”, ka thënë Vuçiç.
Gjuric ka thënë gjithashtu se ideja për formimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë do të vazhdojë të jetë kërkesë e Beogradit në mënyrë që serbëve në Kosovë t’u garantohet mbrojtja e asaj që ai e quan mbrojtje të së drejtës kolektive./abcnews.al

