Meta çon Dvoranin në SPAK: Grushti i shtetit do shpartallohet në mënyrën më shembullore

schedule14:10 - 18 Shkurt, 2020

schedule 14:10 - 18 Shkurt, 2020

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kallëzimin penal shtesë ndaj kreut të KED Ardian Dvorani. Në një status në facebook, Presidenti deklaron:

“Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.

Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!” 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!