Rritja e çmimeve për paketat standarde të komunikimit në fund të muajit janar nga kompanitë celulare është shoqëruar me reagime të forta nga qytetarët.
Madje, disa prej tyre e kanë marrë mjaft seriozisht edhe SPAK-un duke denoncuar tek faqja e këtij institucioni rritjen e çmimeve.
Denoncimet janë publikuar në një faqe në Instagram e quajtur “insta.stacioni.shqiptar”, në të cilat jepet edhe arsyetimi.

Në denoncimet e dërguara tek SPAK qytetarët ankohen për kompanitë “Vodafone Albania”, “Telekom Albania” dhe “Albtelecom” se kanë rritur çmimet në mënyrë abuzive duke u marrë vesh me njëra-tjetrën, gjë që bie ndesh me parimet e tregut të konkurrencës së plotë.
Në 14 shkurt, Autoriteti i Konkurrencës pezulloi çmimet e reja të kompanive duke i detyruar të kthejnë çmimet e vjetra, por jo të gjitha kompanitë e bënë këtë, ta paktën deri dje. /abcnews.al


