Kapsollat ndërpresin derbin e Kilit, Colo Colo- Universidad de Chile. Tifozët vendas hodhën kapsolla në fushë dhe për fatin e tyre të keq dëmtuan sulmuesin Nicolas Blandi, i cili u mundua të largohej dhe t’i shmangej shpërthimeve.
Ai përfundoi i shtrirë dhe pas ndërhyrjes së mjekëve sërish nuk mund të vazhdonte të luante. Ishte minuta e 71-të dhe arbitri i ndeshjes, duke parë situatën e krijuar, vendosi ta ndërpriste ndeshjen para kohe, kur Universidad de Chile po triumfonte 0-2.
Ultrasit e Colo Colo janë justifikuar më pas, duke theksuar se nuk e bënë diçka të tillë prej rezultatit të ndeshjes dhe se nuk kishin pasur synim të sulmonin ndonjë lojtar. Personi që hodhi lëndët plasëse në fushë u arrestua dhe do të përballet me ligjin. /abcnews.al