The Telegraph: Soros mbështet planin sekret kundër Brexit

schedule09:42 - 8 Shkurt, 2018

schedule 09:42 - 8 Shkurt, 2018

Miliarderi Xhorxh Soros po mbështet një plan kundër daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Kjo është raportuar nga mediat britanike që nënvizojnë se një grupimi i mbështetur nga ai do të zhvillojë një fushatë për dobësimin e kryeministres May.

 

Investitori dhe filantropi miliarder, George Soros po mbështet një “plan sekret” për të kundërshtuar “Brexit” dhe për të shmangur kështu një dalje të mundshme të Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni Europian. Kjo është zbuluar nga e përditshmja britanike “The Telegraph” në një artikull të publikuar në mënyrë eskluzive. Soros mbështet grupin “Best for Britain”, që planifikon këtë muaj një fushatë publicitare në nivel kombëtar që ka për qëllim mbajtjen e një referendumi të dytë për “Brexit”.

Fushata, vijon gazeta, po kërkon të rekrutojë donator të mëdhenj konservatorë në tentativën për të dobësuar kryeministren britanike Theresa May. Iniciativa kërkon të bindë parlamentarët që të votojnë kundër marrëveshjes finale që do të arrihet me Brukselin për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni, në mënyrë që t’i hapet rruga zhvillimit të një referendum tjetër ose zgjedhjeve të parakohëshme.

“Tha Telegraph” në artikull citon një dokument të strategjisë së fushatës, që duhet të fillojë në fund të këtij muaji, i cili është hartuar pas një takimi të këtij grupimi. Pavarësisht këtyre përpjekjeve dhe sondazheve të shumta, ku tregojnë qartë se britanikët janë penduar për “Brexit”, BE ka bërë të qartë se ky është një proces i pakthyeshëm. Britania e Madhe do të largohet përfundimisht nga Unioni në mars të 2019./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!