Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mëngjesi nis me diell, mësoni si pritet të jetë moti sot

schedule07:41 - 18 Shkurt, 2020

schedule 07:41 - 18 Shkurt, 2020

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, më të dukshme do të jenë në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë do të sjellë shtim të vranësirave në vend, por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale ne qytetin e Pukës dhe Ersekës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 14°C.

Era do fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar dallgëzimin 2 – 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!