Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, dhe ideatori i monumentit NEWBORN, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas shtrëngimit të duarve mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti, në pritjen e organizuar sonte nga Presidenti për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ismaili në reagimin e tij ne Facebook thotë se tashmë Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjnë njeri të mirë Hashim Thaçin, ashtu sic është bërë kryetarii i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ish-deputeti ka thënë se ka kuptuar lojën dhe se tashmë vetëm ai do të mbetet tradhtari.
Ismaili thotë se dita e sotme, 12-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës i është prishur, për shkak të qëndrimeve të LVV-së, që tashmë ka ndryshuar.
Postimi i plotë:
“Qija nanën, tash edhe Hashën e bajnë njeri të mirë, Isën e lajtën, Boratin po ashtu, veç unë pasna me metë mut, tradhtar, e kto… P’e di lojën shumë mirë: haji krejt fjalët, e çoji krejt parimet n’rrotë të s’ams menjiherë, në ditët e para, që me u harrue ato mas dy javësh, qoftë edhe nëse duhet krejt ata që i shajtëm me vjet me i shpallë njerëz të mirë.
Rrugës qaty me e përdorë edhe arsyetimin e rradhës: “Qeshtu bahet bashkimi kombëtar, tuj u pajtue me njani-tjetrin.”
Phuuu! Sa mutin e kam hangër, sa zhag m’kanë ngrehë nëpër rrugë e Kuvend, sa poshtnimin me shpifje, herë prej zyrtarëve në pushtet, herë prej mediave të tyne. Sa arrestimin, sa kërrcënimin… Qinu, bre! Krejt qinu! FUCK YOU!
Ma dhijtët ditën e vetme të bukur të vitit për mu, të cilën deri dje e shajtët, deri edhe NEWBORN-in JU e patët ba NEWPORN, e tash përnjëherë u ba ditë e mirë, e monument i mirë… Edhe për babë temin keni nisë me i thanë fjalët e njajta që i thojke Hashimi e Borati. FUCK YOU!
FUCK YOU! Ia qiftë dreqi nanën atij që veç mendohet me m’shajtë edhe nji herë të vetme për veprimet e mia politike të kohëve të fundit, e posaçërisht daljen time nga ky subjekt! Dolët ma muta se që kisha mujtë unë najherë, përjetë me u ba!
S’ju takon nji herë të vetme ma me ma thanë nji fjalë të randë, assholes. Kurrë hiç! Kurrkush. ANDËRR e keni me qenë parimorë, të ndershëm, të sinqertë e pa hile qysh jam unë. Edhe doni me vdekë që s’muni.
FUCK YOU! Sa të shamen e kam hangër, pikërisht prej juve mutave!”./abcnews.al


