Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donacionet për Shqipërinë, Kryemadhi: Mbështetja tu shkojë sa më parë familjeve të pastreha

schedule20:35 - 17 Shkurt, 2020

schedule 20:35 - 17 Shkurt, 2020

Sot në Bruksel u mbajt Konferenca e Donatorëve për projektin e Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shqipëria arrriti të mbledhë 1.15 miliardë fonde për rindërtimin. Në lidhje me përdorimin e këtyre fondeve të siguruara, në mënyrë sa më trasparente ka reaguar përmes një postimi Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi.

Kryemadhi shpreh mirënjohjen dhe falenderon gjithë donatorët ndërsa thekson se kjo mbështetje nga BE të shkojë sa më parë familjeve të pastreha si pasojë e tërmetit. “Cdo euro ndihmë është e cmuar dhe duhet administruar në transparencë dhe përgjegjësi të plotë”, thekson Kryetarja e LSI.

Postimi i plotë: 

“Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira.

Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.

Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.

Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.

Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!

Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj!

Ju faleminderit!”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!