Përplaset për vdekje nga makina një person

schedule21:03 - 7 Shkurt, 2018

schedule 21:03 - 7 Shkurt, 2018

Një këmbësor humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti u regjistrua afër zonës së quajtur si “ish-frigoriferi” në Librazhd.
Mësohet se viktima ishte duke ecur rrugës, kur është goditur për vdekje nga një mjet me targa AA 388 FG. Viktima, sipas policisë, është Bilal Bajrami.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara, lagështira dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. /abcnews.al