Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova një hap prapa popullit”, Kurti: Është koha të marrim vendime

schedule17:30 - 17 Shkurt, 2020

schedule 17:30 - 17 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook” për pavarësinë e Kosovës, ndërsa u shpreh se “pavarësia është përpjekja jonë e vazhdueshme për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë.”

Të dashur qytetarë, urime pavarësia e Republikës sonë. Viti i 12-të i saj është përpjekja jonë e vazhdueshme për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë. Ajo ishte ideali përbashkues i brezave para nesh dhe vijon të jetë sfida përpara nesh. Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet, ajo nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë. Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne, të gjithë kemi mospajtimet e dallimet tona por si Qeveri është koha të marrim vendime”.

“Nuk do të ju shmangemi vështirësive, por do t’ju bëjmë ballë atyrë. Këto vendime do ta lartësojnë Kosovën në nivel me popullin e saj. Sepse, detyra e Qeverisë është të jetë në hap me popullin për çfarë i takon dhe e meriton ai. Fisnike dhe madhështore. E pa nënshtrueshme dhe e vendosur. Potenciali i popullit të Kosovës ishte shumë më përpara se kapaciteti i qeverive të deritanishme. Tani do të kemi qeveri e cila do t’i realizoj kërkesat e qytetarëve të saj. Të rinjtë tanë tregojnë më shumë suksese jashtë se këtu, kjo sigurisht që është shumë e dhimbshme, por është edhe shpresëdhënëse. E dhimbshme sepse nuk po zhvillohet këtu, e shpresëdhënëse, sepse do të mund të zhvillohet edhe këtu”, tha Kurti./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!