Sfida e Casillas, hedh kandidaturën për president në Federatën Spanjolle

schedule13:58 - 17 Shkurt, 2020

schedule 13:58 - 17 Shkurt, 2020

Këtë vit në Spanjë priten të mbahen zgjedhjet për kreun e Federatës së Futbollit. Presidenti aktual i Federatës është Luis Rubiales, një ish futbollist.

I fundit që ka hedhur kandidaturën për president është ish-kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas. Spanjolli e ka bërë zyrtare kandidaturën e tij pak momente më parë me anë të një postimi në “Twitter”.

38-vjeçari është ende në kontratë me Porton, por nuk ka luajtur për asnjë minutë këtë sezon. Vitin e kaluar Casillas pati një problem me zemrën, e cila e la jashtë fushave për një kohë të gjatë. Tashmë mesa duket ai kërkon një aventurë të re dhe presidenca e Federatës është sfida e radhës për të. /abcnews.al