Ozil, Aubameyang, Pepe dhe Lacazette: Sulmuesit e Arsenalit ishin në formë të shkëlqyer në takimin kundër Newcastle, të cilët “Topçinjtë” e fituan me rezultatin e thellë 4-0. Të katër lojtarët ofensivë arritën të gjenin golin.
Fillimisht, ishte Auba ai që shënon një gol shumë të bukur me kokë, pas krosimit nga Pepe nga e djathta. Bomberi nga Gaboni gjeti rrjetën e 15-të këtë sezon në Premier League.
Golin e dytë, e shënoi Nicolas Pepe 3 minuta më vonë. Bukayo Saka del mirë nga krahu i majtë dhe driblon dy futbollistë, për të shërbyer më pas te Pepe, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me të majtën.
Golin e tretë, do e shënonte ylli i skuadrës, Mesut Ozil. Pas plot 35 pasimeve, aksioni i Arsenalit konkretizohet me gol nga numri 10, i cili përfiton dhe nga një pasiguri e portierit Dubravka.
Dhe “qershia mbi tortë”, ishte goli i Lacazette. Bomberi francez kishte 9 ndeshje që nuk shënonte dhe takimin e sotëm e nisi nga stoli. Edhe pse luajti vetëm 10 minuta, Laca ia doli të shënojë, në sekondat e fundit të sfidës. Fitore e shkëlqyer për Arsenalin./abcnews.al

