FRPD zgjidhet anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane. Lideri i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur anëtarsimin e FRPD-së në bashkimin studentor në PPE.
Statusi:
Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota.
Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!