Moderatorja sportive, Ilda Bejleri, ka reaguar sërish sa i takon aksidentit të saj. Kjo ngjarje, bëri bujë në mediat sportive por jo vetëm, me moderatoren që ishte në qendër të vëmendjes. Shumë reagime ka pasur gjatë këtyre orëve të fundit, ndërsa Bejleri ka shfrytëzuar Instagramin e saj për të reaguar sërish.
“Paska ende njerëz të ndershëm në këtë vend. E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini.
E si mundet një vajzë që ka marrë dashuri pafund nga gjyshja të lërë dikë në rrugë të shtrirë e të përplasur? Por ndoshta varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja dhe të përfitojnë nga çdo rrethanë, s’ka rëndësi mosha”./abcnews.al