Gjashtë takime të Kategorisë së Parë të programuara për sot, ndërkohë që kanë përfunduar pjesët e para. Vetëm tre gola të shënuar në 45 minutat e para.
Kastrioti, kryesues i grupit A, ia ka dalë të realizojë në fund me Dacin. Dinamo u mundua të rezistonte, por në fund u dorëzua. 0-0 janë mbyllur Egnatia-Tërbuni dhe Korabi-Erzeni.
Turbina po kryeson në derbin me Elbasanin, falë një goli të sulmuesit Jurgen Peqini. Ky i fundit ka ndëshkuar skuadrën ku është formuar. Në Bilisht vendasit e Devollit po fitojnë me Shënkollin.
Saimir Hasani ka realizuar golin për ekipin e drejtuar nga Festim Fetollari. Pa gola është mbyllur pjesa e parë e Oriku-Iliria. /abcnews.al


