Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ideja e çmendur, Interi dhe Barcelona projektojnë shkëmbimin e bujshëm

schedule14:37 - 15 Shkurt, 2020

schedule 14:37 - 15 Shkurt, 2020

Lautaro Martinez vazhdon të jetë një ndër objektivat kryesorë të Barcelonës për repartin e sulmit. Argjentinasi i zikaltërve ka një klauzolë largimi prej 111 milion eurosh, shumë që po mendon ta paguajë edhe… Real Madrid.

22-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik dhe deri tani ka shënuar 16 gola me skuadrën e Contes. Tuttosport flet rreth një ideje të bujshme që po qarkullon rreth Lautaros. Interi dhe Barcelona po mendojnë mundësinë e një shkëmbimi sulmuesish.

Lautaro Martinez në “Camp Nou” dhe Antoine Griezmann në “San Siro”. Francezi nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij dhe karriera mund të vijojë në Serie A. Të dy skuadrat do të përfitonin nga ky shkëmbim, por në fund janë lojtarët ata që do të thonë fjalën e fundit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!