Konfirmohet viktima e parë me koronavirus në Europë

schedule11:40 - 15 Shkurt, 2020

schedule 11:40 - 15 Shkurt, 2020

Një person vdiq në Francë nga koronavirusi dhe është viktima e parë jashtë Azisë. Ministri francez i Shëndetësisë dha këtë njoftim duke deklaruar se viktima është turist kinez 80-vjeçar.

Ai arriti në Francë më 16 janar dhe u vendos në karantinë në spitalin e Parisit më 25 janar. Vetëm tre vdekje deri më tani ishin raportuar jashtë Kinës  – në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Megjithatë, më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga virusi brenda Kinës, kryesisht në Hubei ku u shfaq për herë të parë.

2,641 njerëz të tjerë janë konfirmuar  si të infektuar, duke e çuar numrin e të infektuarve në 66.492.

Franca ka deklaruar më parë se janë 11 raste të konfirmuara të koronavirusit, dhe gjashtë jane ende  në spital.

Raportohet se vajza e burrit të ndjerë gjithashtu është infektuar, por ajo është duke u kuruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!