Fabio Capello ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me Leo Messin. Ishte viti 2005 dhe italiani i njohur ndodhej në pankinën e Juventusit. Bardhezinjtë po përballeshin me Barcelonën për trofeun Joan Gamper.
Në një prononcim për Tyc Sports, Capello tregon se si mbeti i mahnitur nga Leo Messi, i cili kishte debutuar një vit më parë me ekipin katalanas, dhe kërkesën e veçantë ndaj Rijkaard, atë kohë trajneri i Barcelonës.
“Kishin kaluar vetëm 20 minuta lojë dhe iu afrova Frank Rijkaard, i cili kishte qenë ish-lojtari im. I thashë: ‘Frank, do ma lini Messin për vetëm një vit te Juventusi?‘ Nuk kisha parë kurrë një futbollist me aq cilësi në moshën 18-vjeçare“, thekson Fabio Capello. /abcnews.al