Bojken Abazi i Vetëvendosjes: Çfarë s’më pëlqeu tek Rama gjatë vizitës së Albin Kurtit

schedule23:21 - 14 Shkurt, 2020

schedule 23:21 - 14 Shkurt, 2020

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në “Provokacija” me Mustafa Nanon. Ai komentoi vizitën e parë të Albin Kurtit në Shqipëri, si Kryeministër i Kosovës. Abazi shprehet se Kurti erdhi me besimin për të vendosur ura bashkëpunimi por Rama ishte i dyzuar dhe në kakofoni sa i përket minishengenit.

Vizita e Albin Kurtit në Tiranë, a shkoi mirë?

Abazi: Nuk ka ndodhur diçka e zakontë, pas 15 vitesh në Kosovë vjen në pushtet një forcë politike që ka udhëheqës që nuk shantazohen me dosje dhe s’janë të korruptuar. Edhe pse do duhet të ishte një vizite e zakonshme, mund të them se është e pazakonte për çfarë përfaqëson Albin Kurti dhe popullaritetin e tij në Shqipëri, si dhe për marrëdhënien jo të mirë që Rama ka patur me ish-kryeministrin Haradinaj. Vemendja ka qenë maksimale dhe nga ana e Albin Kurtit, i cili për shkak të axhendës nuk i kreu dot të gjitha takimet në Tiranë. Ai shtriu dorën e bashkëpunimit në mënyrë të sinqertë , vëllazëror dhe institucional. Kosova nuk do të ishte pa Shqipërinë dhe anasjellatas.

A ka marrëdhënie të vështirë mes Ramës dhe Kurtit?

Abazi: Mbetet për t’u parë, unë do të bëja një paralelizëm me koalicionin qeverisës në Kosovë, ku shumëkush e mendonte të pamundur koalicionin me LDK, por ekipi ka besuar deri në fund dhe bëri maksimunin për ta realizuar. Këtë pjesë nga ana e Albin Kurtit e pashë edhe në Tiranë, ai erdhi me besim të madh për të bashkëpunuar.

Rama pati tendencë për të nxjerr në pah dallime mes palëve. Pra u bë pyetja nga gazetari dhe u dha një përgjigje kakofonike, ndarja që Rama theksonte se makroshengeni shqiptar nuk bëhet pa u bërë më parë minishengeni ballkanik. Fjala u tha kështu, por takimi nuk u la në Beograd por në Shkodër. Vullneti i Kurtit por edhe i shqiptareve këtej e andej kufirit është që të ecim drejt integrimit dhe bashkimit. Sipas sondazheve 75 e shqiptareve janë pë bashkim ekonomik dhe politik mes Kosovës dhe Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!