Kurti reagon për dy marrëveshjet me Serbinë: U nënshkruan pa dijeninë e qeverisë sonë

schedule22:48 - 14 Shkurt, 2020

schedule 22:48 - 14 Shkurt, 2020

Në një reagim në “Facebook” pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë për hekurudhën dhe autostradën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehet se gjithë procesi i negocimit është bërë nga qeveria paraardhëse.

Sipas tij, zyrtarët e autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj që nenshkruan marrëveshjen, nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje.

Kurti shkruan se as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë dhe kane qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare. Megjithe rendesine e te tilla marreveshjeve, kryeministri Kurti thekson se procesi duhet të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!