6 të vdekur, 258 të plagosur dhe 60 të zhdukur. Ky është bilanci me i fundit i tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 i shkallës rihter që goditi qytetin Hualien, i cili gjendet në brigjet lindore të Taivanit. Lëkundjet sizmike u regjistruan pak minuta pas mesnatës, me orën lokale. Mësohet se disa ndërtesa janë shembur dhe shumë të tjera janë dëmtuar. Mes tyre është dhe hoteli “Marshall”, ku ekipet e shpëtimit dyshojnë se mund të ketë shumë persona nën rrënoja. Në këtë ndërtesë është regjistruar numri më i madh i të plagosurve. Gjithashtu ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar edhe në ndërtesa të tjera të dëmtuara./abcnews.al
Tërmeti i fuqishëm në Taivan/6 të vdekur, mbi 258 të plagosur
schedule10:07 - 7 Shkurt, 2018
schedule 10:07 - 7 Shkurt, 2018