Barcelona luan ditën e nesërme luan kundër Getafes në “Camp Nou”. Katalanasit synojnë vetëm fitoren për të rifituar kreun e La Ligas, që mbahet nga rivalët e përjetshëm të Real Madrid.
Trajneri Quique Setien ka shumë mungesa për këtë sfidë, ku dyshja e sulmit Suarez-Dembele janë mungesat kryesore. Klubi ka bërë zyrtare listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje, ku Rey Manaj është në 18 lojtarët e zgjedhur nga trajneri i Barçës.
Barcelona pozicionohet në vend të dytë në renditje me 49 pikë, ndërsa Reali kryesues ka tre pikë më shumë. Ndeshja ndaj Getafes luhet nesër në orën 16:00. /abcnews.al
The 1️⃣8️⃣ for #BarçaGetafe! pic.twitter.com/8G3k2NHGCG
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 14, 2020