Mino Raiola u godit edhe njëherë tjetër nga një shuplakë e Zlatan Ibrahimovic, pas barazimit 1-1 të Milanit me Juventusin në Kupën e Italisë mbrëmjen e së enjtes.
Agjenti i njohur italo-holandez, ishte i pranishëm në stadium dhe madje foli për të ardhmen e tre klientëve të tij në Milano, përkatësisht Ibrahimovic, Gianluigi Donnarumma dhe Giacomo Bonaventura.
Raiola po fliste me gazetarët, kur pa se Ibrahimoviç po i afrohej nga pas. Agjenti tha: “Më vjen keq djema, por unë jam në telashe, po vjen Ibrahimovic! Herën e fundit që ai më goditi, unë akoma ndiej dhimbjen” tha Raiola duke u larguar./abcnews.al
? @Ibra_official and @MinoRaiola have a special kind of relationship! #Zlatan #Ibrahimovic #MinoRaiola #Milan pic.twitter.com/gsRfLuDGXX
— Omnisport (@OmnisportNews) February 14, 2020