Rudina Dembacaj po jeton një romancë të bukur dashurie me ish-deputetin Mark Frroku.
Moderatorja shqiptare ka rreth 2 muaj që ka bërë publike lidhjen e saj të re pas ndarjes nga Aleksandër Varfaj.
Ndonëse në fillim ajo u përpoq që ta mbante lidhjen larg vëmendjes mediatike, tani bën shpesh në Instagram postime që lidhen me Markun.
Në ditën e të dashuruarve, nuk mund të mungonte një urim nga ana e saj në rrjetet sociale.
Rudina ka publikuar një foto ku ka mbështetur kokën tek shpatullat e ish-deputetit dhe në të shkruan “Gëzuar Shën Valentinin”.
Kujtojmë se në një intervistë të dhënë për emisionin “Rudina”, moderatorja tregoi se ka në plan të martohet me Markun dhe pse jo të zgjerojnë edhe familje./abcnews.al