Mesfushori shqiptar, Kristi Qose, është larguar nga skuadra e Ruzomberok dhe ka firmosur në Çeki, me ekipin e MFK Karvina. Me ekipin çek, mesfushori ka firmosur deri në qershor të vitit 2022.
24 vjeçari nga Korça ka luajtur 15 ndeshje në kampionat këtë sezon për ekipin e Ruzomberok, ku ka shënuar dhe dy gola. Futbollisti i kombëtares do të vazhdojë tashmë një aventurë të re me skuadrën çeke.
MFK Karvina militon prej dy sezonesh në elitën e futbollit çek, por këtë edicion futbollistik, po vuan një krizë rezultatesh, ku numëron vetëm 13 pikë në 20 ndeshjet e para. Aktualisht, ekipi i ri i Qoses renditet në vend të 15-të në kampionat./abcnews.al