“Po pres për nipërit e tyre”, Buffon flet pas përballjes me Daniel Maldinin

schedule10:04 - 14 Shkurt, 2020

schedule 10:04 - 14 Shkurt, 2020

Gianluiggi Buffon luajti titullar sfidën e mbrëmshme të Kupës së Italisë kundër Milanit dhe pas përfundimit të takimit, mori fanellën e Daniel Maldinit, djalit të Paolo Maldinit. Talenti 18 vjeçar u aktivizua nga stoli dhe Buffon shfrytëzoi mundësinë të koleksiononte fanellën e tij.

“Kam luajtur me Enrico Chiesan, dhe me Federicon. Me Lilliam Thuram dhe djalin e tij, Marcus, si dhe me George Weah dhe djalin e tij Timonthy. Me Paolon kemi qenë kundërshtarë prej vitesh dhe nuk mund ta humbja mundësinë për t’i marrë fanellën djalit të tij, Danielit.

Unë do të jem këtu dhe kur nipërit e tyre të luajnë”, tha Buffon duke qeshur. Padiskutim një legjendë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!