Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, çfarë ka gjetur policia pranë resortit “Golden”

schedule13:12 - 13 Shkurt, 2020

schedule 13:12 - 13 Shkurt, 2020

Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, i cili u mor peng më 17 janar në Kamëz.  49 vjeçari humbi jetën për shkak të torturave, pasi u rrëmbye dhe do të dërgohej në resortin “Golden’ në  periferi të Shijakut.

Ndërkaq, burime për abcnews.al bëjnë me dije se më 31 janar policia ka gjetur pranë kompleksit një plastamas me njolla gjaku. Ndërkohë plastmasi i gjetur që shihni në foto është sekuestruar nën cilësinë e provave materiale dhe më pas është dërguar në laborator për t’u kryer analizat.

Lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, dhe Elton Hajri dhe Ardian Doçi.

Kjo ngjarje u zbardh nga policia për shkak të pamjeve filmike që vinin nga garazhi i resortit “Golden”, pasi pjesa tjetër e kamerave të sigurisë, dhe filmimet, janë shkatërruar plotësisht nga pjesëtarët e grupit “Hajri”.

Për këtë ngjarje është lakuar edhe emri i Gramoz Rexhepit, i cili u tha se ka urdhëruar rrëmbimin e Prengës nga burgu i Ekuadorit. Ndërkohë në një intervistë për gazetarine Abc News , Artan Hoxha, Rexhepi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. /abcnews.al