Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama që të dërgojë vendin menjëherë në zgjedhje të parakohshme dhe të lerë qytetarët që të vendosin të lirë.
Gjate bashkëbisëdimit me të rinjtë e Kukësit, Basha theksoi se jo vetëm PD por gjithë Shqipëria i ka borxh Kukësit.
Sipas tij, Kukësi është qyteti më i diskriminuar në vend i cili i jep dritë gjithë Shqipërisë, ndërsa rikujtoi heqjen e taksës në rrugën e Kombit, doganën dhe të gjitha lehtësirat e nevojshme dhe mundësi.
Ai i kërkoi të rinjve që të mos largohen e mos të braktisin vendin, por të besojnë në përmirësimin dhe krijimin e mundësive këtu. /abcnews.al