Partia Demokratike ka reaguar sërish për makinën e blinduar të vëllait të kryeministrit Edi Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ngre tre pyetje për Kryeministrin, duke i kërkuar të mos fshihet.
Bardhi, kërkon përgjigje nga Edi Rama: Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?”
Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat”, shkruan Bardhi.
/abcnews.al