Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka dorëzuar në Kuvend propozimin, me të cilin u kërkon deputetëve të shkarkojnë ministren e Punës, Rashela Mizrahi.
“Kryeministri dhe Qeveria kanë obligim të sigurojnë mbrojtje të Kushtetutës të Republikës të Maqedonisë së Veriut. Duke e pasur parasysh se ministrja Mizrahi me vetëdije dhe me qëllim e shkel Kushtetutën dhe me atë e rrezikon të ardhmen euroatlantike të vendit.
Kryeministri deri te Kuvendi dorëzoi propozim për shkarkim të Ministres Teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Mizrahi”, raportojnë mediat në Shkup.
Kërkesa për shkarkim pason paraqitjen e ministres Mizrahi në konferenca shtypi në ministri para tabelës me emrin “Republika e Maqedonisë”.
Qëndrimi i Mizrahit është se e ka gjetur tabelën në Ministri kur e ka ndërmarrë funksionin, dhe se para saj edhe në të kaluarën, ish ministrja Mila Carovska ka mbajtur takime dhe konferenca shtypi me të.
Sipas Kushtetutës, për propozimin e shkarkimit të një anëtari të Qeverisë, vendos Kuvendi në seancën e parë të ardhshme./abcnews.al


