Rreth dy muaj e gjysëm pas tërmetit të 26 nëntorit komittëti për rindërtim zhvilloi mbledhjen e katërt. Kreu i qeverisë Edi Rama bëri me dije se ndërtimi do të nisë më parë në Laç, Thumanë e Shijak. Ndërsa për të gjitha shqetësimet e ngritura nga qytetarët kërkoi durim pasi do të rindërtohen të gjitha banesat e dëmtuara.
“Laçi, Thumana dhe Shijaku janë tre zona ku rindërtimi do të nisë më shpejt se sa në zonat e tjera”, tha Rama.
Ministri për Rindërtim bëri një bilanc të situatës ndërsa publikoi modelet që do të përdoren për rindërtim për banesat individuale.
“Këto do të jenë modele me tipologji 1+1, 2+1 dhe 3+1 në bazë të çmimit. Teknoligjia është e avancuar, me elementë antisizmik të standardeve europiane”, u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj theksoi se aktualisht vijojnë të jenë në çadra mbi 10 mijë persona ndërsa theksoi se tashmë fokuasi mbetet te shpronësimet
“Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonusi i qirasë”, tha më tej Ahmetaj.
Në bazë të vlerësimeve të thelluara rezulton se në vend janë 115 pallate për tu shembur dhe 1523 banesa individuale. Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë që do të zhvillohet të enjten do të miratohet vendimi për përjashtimin nga TVSH dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë në kuadër të rindërtimit./abcnews.al

